Kina: Shpresojmë që komuniteti ndërkombëtar të kuptojë dhe të mbështetë punët parandaluese të epidemisë

2020-02-01 10:34:44 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Komitetit Kombëtar për Punët Shëndetësore të Kinës Mi Feng u shpreh në një konferencë për shtyp se Kina ka besim dhe aftësi të ndalojë dhe të fitojë luftën kundër epidemisë. Ndërkohë, Kina shpreson që komuniteti ndërkombëtar të kuptojë dhe të mbështetë punët e Kinës kundër epidemisë.

Më 31 janar, sekretari i përgjithshëm i OBSH-së shpalli që epidemia e pneunomisë me koronavirus të ri ka formuar "Emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar" dhe nuk sugjeroi kufizimet e udhëtimit dhe tregtisë ndaj Kinës.

Lidhur me këtë, zëdhënsi Mi Feng deklaroi që qeveria kineze kushton rëndësi të lartë për punët parandaluese ndaj epidemisë së pneunomisë me koronavirus të ri dhe ka marrë masat më të rrepta parandaluese dhe kontrolluese.

"Kemi besim dhe afatësi të kontrollojmë epideminë dhe të fitojmë luftën kundër saj. Shpresojmë që komuniteti ndërkombëtar të kuptojë dhe të mbështetë punët parandaluese dhe kontrolluese në Kinë dhe bashkë me Kinën, të bëjnë mirë parandalimin e epidemisë sipas sugjerimeve nga Rregullorja Botërore Sanitare dhe nga OBSH-ja, për të ruajtur sigurinë sanitare të rajonit dhe të botës," thotë Mi Feng.

Në këtë konferencë për shtyp, ekspertët bënë shpjegime për parandalimet e virusit. Drejtori i grupit të ekspertëve për parandalimin e pneunomisë pranë Spitalit të Miqësisë Kinë-Japoni, Zhan Qingyuan prezantoi që ata pacientë të shëruar nga kjo sëmundje ende kanë rrezik për ri-infektim dhe duhet të shtohet parandalimi.

"Sipas zakoneve të rregullta, njerëzit e shëruar do të kenë anti-virus pas infektimit, që mund të mbrojnë ata. Por disa anti-virus nuk zgjasin aq të gjatë, prandaj, këta njerëz të shëruar ende përballojnë rrezik ri-infektimi. Për këtë arsye, ata duhet të shtojnë mbrojtje. Jemi sigurtë që për ata me simptoma të lehta nuk ka dëme të mbetura pas shërimit, por për ata me gjendje të rëndë, ndoshta do të mbeten disa dëme në mushkëri, si fibrozimi pulmonar. Ne do të shtojmë vizitë dhe studim pas shërimit," thotë Zhan Qingyuan.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore