Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë: Kina ka besim dhe aftësi për mposhtur epideminë

2020-01-31 11:11:13 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka besim dhe është e aftë të kontrollojë në mënyrë efektive epideminë e koronavirusit të ri dhe ta mposhtë atë, tha në një deklaratë të premten Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës.

Deklarata pason shpalljen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë të epidemisë së koronavirusit të ri si një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.

Qeveria kineze i kushton një rëndësi të madhe parandalimit dhe kontrollit të pneumonisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri dhe ka marrë masat më të rrepta për të frenuar epideminë, thuhet në deklaratë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus theksoi se OBSh-ja nuk është për vendosjen e kufizimeve ndaj udhëtimit ose tregtisë në Kinë. Drejtori i Përgjithshëm ka thërritur mbledhjen e Komitetit të Emergjencave të Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit, ku eksperti kinez bëri të ditur situatën e fundit të epidemisë, si dhe masat parandaluese dhe kontrolluese që ishin marrë, dhe kishte marrë pjesë aktive në diskutim.

Ekspertët e pranishëm dhe Drejtori i Përgjithshëm vlerësuan përpjekjet e Kinës për të parandaluar dhe kontrolluar epideminë, duke përmendur se shpallja nga OBSh-ja kishte për qëllim mobilizimin e më shumë burimeve ndërkombëtare për të trajtuar epideminë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë shpreson që bashkësia ndërkombëtare do të mirëkuptojë dhe mbështesë përpjekjet e Kinës për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë dhe do të bëjë përpjekje të bashkërenduara me Kinën për të vënë nën kontroll epideminë dhe për të ruajtur sigurinë globale shëndetësore sipas sugjerimeve të Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Autoritetet kineze të shëndetësisë njoftuan të premten se ka 9 692 raste të konfirmuara të pneumonisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Mrekulli
Lajmet Kryesore