2020-01-31 10:47:25 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri Li Keqiang në vizitë
Kryeministri kinez Li Keqiang u ka kërkuar shkencëtarëve kinezë të shtojnë hulumtimet mbi reagentët, vaksinat dhe ilaçet efektive për të frenuar pneumoninë virale të shkaktuar nga koronavirusi i ri.
Ai inspektoi të enjten Qendrën e Kontrollit dhe të Parandalimit të Sëmundjeve të Kinës dhe drejtoi një simpozium me epidemiologët.
Z. Li bëri thirrje për përpjekje për të zbuluar burimin e virusit dhe patogjenezën e tij, për të ofruar mbështetje për prodhimin e vaksinës dhe skemën e diagnostikimit dhe trajtimit.
Ai gjithashtu kërkoi nga ekspertët mjekësorë të përmbledhin përvojat e suksesshme në trajtimin e pacientëve me koronavirus.(Vera)