Ekspertja: Duhen të paktën tre muaj për një vaksinë ndaj koronavirusit të ri

2020-01-31 10:21:24 CRI Komenti juaj Printoni

Znj. Li Lanjuan

Një shkencëtare e njohur kineze ka thënë se do të duhen të paktën tre muaj për të provuar efektshmërinë e një vaksine për koronavirusin e ri.

Li Lanjuan drejton Laboratorin Shtetëror për Diagnostifikimin dhe Trajtimin e Sëmundjeve Infektive.

Ajo bëri të ditur se shkencëtarët kanë izoluar pesë shtame të virusit, duke përfshirë dy që janë të përshtatshme për prodhimin e vaksinës.

Li tha që Kina po kalon periudhën kulmore për sa u përket rasteve të konfirmuara të epidemisë, por theksoi që masat e parandalimit dhe kontrollit do të zvogëlojnë ndjeshëm numrin e infeksioneve të mëtejshme.

Ndërkohë, qeveria ka bërë thirrje që të përshpejtohet puna për krijimin e një vaksine kundër sëmundjes së re.

Në një mbledhje të nivelit të lartë të kryesuar nga kryeministri Li Keqiang, u vendos që të shpejtohet miratimi i barnave që kanë qenë të efektshme në provat klinike.

Mrekulli
Lajmet Kryesore