Masat e reja kineze kundër epidemisë

2020-01-30 18:44:04 CRI Komenti juaj Printoni

Xi i nxit ushtarakët të kontribuojnë në fitoren e betejës ndaj epidemisë

Presidenti Xi Jinping i ka urdhëruar ushtarakët kinezë të mbajnë në mendje me këmbëngulje misionin e tyre dhe të marrin përsipër përgjegjësinë për të ndihmuar në fitimin e betejës kundër epidemisë së koronavirusit.

Ai i tha këto në një udhëzim të fundit për ushtrinë mbi parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.

Forcat e armatosura janë ngarkuar me detyrën e mjekimit të të sëmurëve në një spital të improvizuar.

Presidenti po ashtu u bëri thirrje institucioneve ushtarake të shtojnë kërkimet shkencore për të dhënë kontribut në fitoren e betejës kundër epidemisë.

************

Spitali i dytë në Wuhan që po ndërtohet për të trajtuar pacientët me koronavirus, do të zgjerohet për të përmbushur nevojat nga numri në rritje të rasteve të sëmundjes.

Spitali "Leishenshan" pritet të zgjerohet në 60 000 metra katrorë, me qëllim që të mbajë 1 600 shtretër, 300 më shumë sesa në projektin e mëparshëm.

Së bashku me spitalin "Huoshenshan", ai parashikohet të vihet në përdorim javën e ardhshme.

Të dy spitalet do të funksionojnë duke përdorur të njëjtin model si spitali "Xiaotangshan" i Pekinit, i cili u ndërtua 17 vjet më parë pas shpërthimit të SARS-it.

************

Dhjetëra milionë kinezë shikojnë drejtpërdrejt në internet ndërtimin e spitalit në Wuhan

Ditët e fundit, media kineze ka ofruar një transmetim të drejtpërdrejtë 24 orë nga ndërtimi i një spitali në Wuhan.

Ky spital me emrin "Leishenshan" po ndërtohet posaçërisht për luftën kundër epidemisë së pneumonisë së koronavirusit të ri. Sipas planit, spitali me 1 600 shtretër do të përfundojë nga ndërtimi brenda 10 ditësh, nga 25 janari më 5 shkurt. Deri tani afro 40 milionë kinezë e kanë ndjekur ndërtimin e spitalit nëpërmjet internetit, duke u quajtur edhe si "mbikëqyrësit e reve".

************

Kinë, miratohen komplete të reja testimi për koronavirusin

Kina ka miratuar një numër kompletesh testimi për koronavirusin e ri, të prodhuara nga një kompani bioteknologjike me bazë në Changsha. Ato mund të shkurtojnë kohën e zbulimit dhe të identifikojnë rastet e dyshuara.

Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore i ka certifikuar produktet, të cilat mund të nxjerrin rezultatet e analizës për 30 minuta.

Administrata thotë se do të vazhdojë zbatimin e procedurave të veçanta të miratimit për barnat dhe pajisjet mjekësore për të vënë nën kontroll epideminë.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në mbarë Kinën ka arritur në 170, ndërsa ka 7,711 të infektuar.

************

Kinë: Shtohet numri i rasteve të shërimit nga pneumonia e koronavirusit

Më shumë pacientë të diagnostikuar me pneumoninë e koronavirusit të ri në Kinë kanë dalë nga spitali pas shërimit. Pacientët më të fundit të shëruar janë nga provinca Anhui dhe qyteti Chongqing.

Të dy ata kanë punuar ose jetuar në Wuhan, qendra e epidemisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore