Kinë: 1 297 raste të pneumonisë, 41 të vdekur

2020-01-25 11:59:13 CRI Komenti juaj Printoni
Deri në orën 24 të 24 janarit, Kina ka raportuar 1 297 raste të konfirmuara të pneumonisë së shkaktuar nga një lloj i ri koronavirusi, duke përfshirë 10 në Hong-Kong, Makao e Tajvan. Pneumonia ka shkaktuar 41 të vdekur në provincat Hubei, Hebei e Heilongjiang.

Raportohen edhe 2 raste të konfirmuara në Francë, 2 në ShBA, 4 në Tajlandë, 2 në Japoni, 2 në Korenë e Jugut, 2 në Vietnam, 3 në Singapor dhe 1 në Nepal.Një numër qytetesh dhe provincash kanë shpallur nivelin I të reagimit emergjent.

Punonjësit mjekësorë në Kinë po bëjnë të gjitha përpjekjet në luftën kundër epidemisë së pneumonisë virale. Shumë prej tyre ndodhen në frontin e parë në qytetin Wuhan për të luftuar sëmundjen.

Rreth 1000 punonjës mjekësorë nga spitali Nanfang i provincës Guangdong po ndihmojnë tani. Ekipi ka luftuar kundër SARS-it në vitin 2003.

Mrekulli
Lajmet Kryesore