2020-01-23 20:54:06 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Mbrëmja artistike e Festës së Pranverës, që transmetohet në vigjilje të Vitit të Ri kinez dhe që është shfaqja më e ndjekur në botë, do të fillojë së shpejti. Këtë herë publiku do të shohë "fytyra të reja", ata janë yjet më të preferuar nga të rinjtë kinezë, të cilët përbëjnë forcën e re të formacionit mikpritës. "Gala e Pranverës 2020" e CMG-së do të përdorë mënyrën e transmetimit të drejtpërdrejtë "Vendi kryesor Pekini + 2 vende lokale". Këtë vit, ajo do të vendosë ambiente në Zhengzhou, Henan dhe Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao. Të gjitha 30 shfaqjet do të integrojnë forma të ndryshme arti me performancë të lartë.