Kina do të vijojë raportimet transparente dhe në kohë të epidemisë

2020-01-23 20:23:28 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang tha në një konferencë të rregullt për shtyp të enjten në Pekin se Kina do të vijojë raportimet transparente dhe në kohë të situatës së epidemisë shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Mbrëmjen e 22 janarit sipas orës së Pekinit, Organizata Botërore e Shëndetësisë zhvilloi takimin e parë të Komitetit të Emergjencave për koronavirusin e ri përmes një video konference. Në përgjigje të pyetjeve, Geng tha:

"Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, nuk e shpalli në konferencën për shtyp koronavirusin si emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar. Me sa di unë, të gjitha palët do të studiojnë dhe gjykojnë situatën epidemike dhe masat parandaluese dhe do të vijojnë mbajtjen e komunikimit dhe të bashkëpunimit të ngushtë. Aktualisht, Komiteti i Emergjencave planifikon të mbajë një takim tjetër. Kina do të vazhdojë të njoftojë menjëherë OBSH-në dhe vendet përkatëse në mënyrë transparente dhe shumë të përgjegjshme ndaj shëndetit dhe sigurisë globale. Jemi në kontakt të ngushtë për gjendjen e epidemisë edhe me rajonet e Hong-Kongut, Makaos dhe Tajvanit. Besojmë gjithashtu se Komiteti i Emergjencave i OBSH-së mund të bëjë analiza shkencore, të drejta dhe të arsyeshme dhe gjykim të situatës së epidemisë bazuar në fakte. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore