Kina do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar për koronavirusin e ri

2020-01-22 19:32:17 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës, prej mesnatës së 21 janarit në Kinë janë raportuar gjithsej 440 raste të konfirmuara me koronavirusin e ri dhe 9 vdekje. Aktualisht, 1394 raste të dyshuara janë nën vëzhgim mjekësor dhe epidemia është në rrezik të përhapjes së mëtejshme.

Li Bin, zv-drejtori i Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, tha në një konferencë për shtyp të mbajtur nga Këshilli i Shtetit në datën 22 janar se numri i rasteve është rritur ndjeshëm kohët e fundit, gjë që lidhet me përmirësimin e vazhdueshëm të metodave diagnostikuese dhe lëshimin e vazhdueshëm të reagentëve diagnostikues.

Ai tha se ndodhemi përpara pikut të transportit të pasagjerëve në prag të Festës së Pranverës apo Viti të Ri kinez. Li Bin tha që Festa e Pranverës në mënyrë objektive rrit rrezikun e përhapjes së epidemisë dhe vështirësinë e parandalimit dhe kontrollit. Komisioni i Shëndetit drejtoi krijimin e një mekanizmi të përbashkët të punës për parandalimin dhe kontrollin dhe miratoi masa të duhura ndaj zonave të ndryshme.

"Për provincat ku kanë ndodhur raste, e para është forcimi i mbikëqyrjes së situatës epidemike dhe zbatimi i trajtimit të hershëm të rasteve. E dyta është ndarja e burimeve mjekësore, forcimi i trajtimit të rasteve dhe bërja e një pune të mirë për gjurmimin dhe menaxhimin e kontakteve të ngushta. E treta është trajnimi i personelit mjekësor dhe publikut, trajnimi i profesionistëve të shëndetit për të siguruar një trajtim efektiv në rast të një shpërthimi."

Pas shpërthimit të pneumonisë shkaktuar nga koronavirusi i ri, qeveria kineze informoi në kohë për gjendjen e epidemisë OBSh-në, vendet përkatëse dhe organizatat rajonale, si dhe rajonet Hong-Kong, Makao dhe Tajvan dhe kreu shkëmbime dhe bashkëpunim në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.

"Ne mbajmë komunikim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, raportojmë informacione të situatës epidemike dhe komunikojmë përparimin e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë. Ne do t'i ndajmë të gjitha situatat e koronavirusit të ri me OBSh-në sa më shpejt që të jetë e mundur dhe do të organizojmë shkëmbime të thella midis ekspertëve kinezë dhe atyrë të OBSh-së; me Tajlandën, departamentet teknike dhe ambasadat homologe në Japoni, Korenë e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, mbajnë komunikim të ngushtë, ndajmë informacione epidemike dhe verifikojmë informacione për raste të dyshuara dhe të konfirmuara. Përveç shkëmbimit të rregullt të informacionit, Komisioni i Shëndetësisë ka ftuar ekspertë të OBSH-së, të rajoneve të Hong-Kongut, të Makaos dhe të Tajvanit, për të vizituar Wuhan-in për të bërë shkëmbime të thella me stafin mjekësor vendor," tha Li Bin.

Në lidhje me parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, ai shtoi:

"Në të ardhmen, Kina do të forcojë zbatimin e masave të ndryshme të parandalimit dhe të kontrollit. Në të njëjtën kohë, ajo do të forcojë raportin e monitorimit të epidemisë, përgjigjen dhe lëshimin në kohë të informacionit, dhe do të rrisë përpjekjet kërkimore në parandalimin dhe kontrollin e epidemive për të forcuar më tej shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar." (Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore