| 2020-01-22 16:51:26 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një nga personazhet më ikonik të hard rock 71-vjeçari Ozzy Osbourne duhet të luftojë kundër armikut të tij më të madh, sëmundjes. Ai njoftoi se vuan nga Parkinsoni, një sëmundje e sistemit nervor që prek lëvizjen.
Fituesi i Grammy-t dhe ish-vokalisti i grupit të rrymës metal "Black Sabbath" tha se u diagnostikua vitin e kaluar.
"Mbylla shown tim të fundit në vigjilje të Vitit të Ri në Forum. Më pas u rrëzova dhe u operova nga qafa. Kam mpirje nga ky krah nga operacioni. Nuk e di nëse është Parkinson apo çfarë ".
Osbourne anuloi të gjitha datat e turit të tij muzikor vitin e kaluar për shkak të problemeve me shëndetin.
Osbourne dhe familja e tij, përfshi fëmijët dhe bashkëshortja, ishin pjesëmarrës në një "reality show" të quajtur "The Osbournes."
