Raporti i FMN-së tregon besimin ndërkombëtar te ekonomia kineze

2020-01-21 20:01:06 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang tha të martën në Pekin se raporti "Parashikimi i ekonomisë globale" i publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, e ka rritur parashikimin për rritjen e ekonomisë kineze, duke treguar vlerësimin nga bashkësia ndërkombëtare të ekonomisë kineze dhe besimin në perspektivën e saj.

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi ​​raportin "Parashikimi i ekonomisë globale", duke ulur parashikimin e rritjes ekonomike globale për këtë vit dhe vitin e ardhshëm në 3.3 % e 3.4%, dhe duke ngritur parashikimin për rritjen ekonomike të Kinës për këtë vit në 6 %. Lidhur me përmbajtjen e raportit, Geng Shuang-u theksoi se tani situata ndërkombëtare është e ndërlikuar dhe faktorët e paqëndrueshmërisë e pasigurisë janë rritur ndjeshëm. Që nga viti 2019, FMN-ja ka ulur në mënyrë të përsëritur parashikimin e vet për rritjen ekonomike globale. Në fillim të vitit të ri, FMN-ja ka ulur edhe një herë parashikimin për rritjen e ekonomisë globale. Kjo tregon që presioni i rënies mbi ekonominë botërore nuk është lehtësuar. Geng Shuang-u tha:

"Në këtë kontekst, funksionimi i ekonomisë kineze vazhdon të ruajë një moment të mirë stabiliteti e përparimi të përgjithshëm. Sipas të dhënave më të fundit, PBB-ja e Kinës në vitin 2019 u rrit me 6.1% krahasuar me 2018-n, duke u renditur në mesin e ekonomive më të mëdha në botë, dhe PBB-ja për frymë i kaloi dhjetë mijë dollarët. PBB-ja e Kinës pritet të përbëjë më shumë se 16 % të vëllimit të përgjithshëm botëror. Kontributi i rritjes së ekonomisë së Kinës në rritjen ekonomike botërore pritet të arrijë në rreth 30 %. Rritja e parashikimit për ekonominë kineze tregon vlerësimin e performancës së ekonomisë kineze nga bashkësia ndërkombëtare dhe besimin në perspektivën ekonomike të Kinës".

Geng Shuang-u theksoi gjithashtu se, përkundër rreziqeve dhe sfidave në rritje brenda dhe jashtë vendit, bazat e zhvillimit ekonomik afatgjatë të Kinës nuk kanë ndryshuar, dhe dinamika e brendshme, rezistenca e fortë dhe potenciali i madh i ekonomisë kineze nuk kanë ndryshuar. Sivjet Kina do të vazhdojë t'i përmbahet linjës kryesore të reformave strukturore në fushën e ofertës, të promovojë në mënyrë aktive zbatimin e politikave e të masave të ndryshme, dhe të sigurojë që ekonomia të ruajë rritjen me shpejtësi të mesme në të lartë dhe të shkojë drejt nivelit të mesëm në të lartë.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore