Xi Jinping uron popullin për Festën e Pranverës

2020-01-21 11:59:48 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping, i cili ndodhet në provincën Yun'nan për një vizitë inspektimi, u përcolli të martën banorëve të kombësive të ndryshme të vendit urimet më të mira për Festën e Pranverës (Vit të Ri Kinez sipas kalendarit bujqësor).

"Në prag të ardhjes së Festës së Pranverës të Vitit të Miut(25 janar), i uroj banorët e mbarë vendit, përfshi bashkatdhetarët në Hong-Kong, Makao, Tajvan, si dhe kinezët që jetojnë jashtë vendit Gëzuar Festën! Uroj që atdheu ynë të ketë një vit të begatë me sukses dhe lulëzim! Ju uroj një vit të ri kinez me mbarësi, gëzim, fat, lumturi dhe gjithë të mirat!", tha presidenti Xi në Qendrën Ndërkombëtare të Ekspozitës së Kunming-ut (kryeqendër e provincës Yun'nan në Kinën Jugperëndimore).

Mrekulli
Lajmet Kryesore