Xi Jinping inspekton trupat në provincën Yunnan

2020-01-21 11:29:37 CRI Komenti juaj Printoni

Në prag të Festës së Pranverës (Viti i Ri kinez), presidenti kinez Xi Jinping inspektoi të dielën e të hënën trupat në provincën Yunnan dhe i uroi ata me rastin e festës.

Në një kamp të mbrojtjes kufitare, Xi Jinping vizitoi kapanonet e ushtarëve dhe bisedoi me ta për t'u njohur me gjendjen e punës e të jetës të tyre. Presidenti Xi shprehu kënaqësinë e tij për përmirësimin e pandërprerë të kushteve mjekësore për ushtarët e mbrojtjes kufitare. Në mensë, ai inspektoi gjendjen e përgatitjes së ushqimeve për ushtarët dhe u kërkoi trupave të garantojnë organizimin e një feste të gëzuar.

Xi Jinping bisedoi me video me ushtarët që po patrullonin nëpër kufi dhe u kërkoi të mbajnë vigjilencë të lartë për të mbrojtur sigurinë në krahinën kufitare dhe sigurinë e masave popullore në këtë krahinë.

Paraditen e së hënës, Xi Jinping u takua me oficerë të trupave në provincën Yunnan. Gjatë takimit, Xi Jinping vlerësoi se gjatë një viti të kaluar, këta trupa përfunduan me sukses të gjitha misionet duke dhënë kontribut të madh për mbrojtjen e sovranitetit, të sigurisë e të interesave kombëtare dhe për përkrahjen në zhvillimin ekonomiko-shoqëror lokal. Xi Jinping tha:

"Viti 2020 është një vit vendimtar për krijimin e gjithanshëm të shoqërisë komode dhe për zhdukjen e varfërisë absolute në Kinë. Gjithashtu është viti për realizimin e objektivit 2020 të ndërtimit të mbrojtjes kombëtare e të trupave, detyrat janë shumë të rënda. Ne duhet të ngulim këmbë në kursin strategjik ushtarak në epokën e re dhe të bëjmë përpjekje të palodhshme për të forcuar trupat tanë me politikë, reformë, teknologji të lartë e talente. Me rastin e Festës së Pranverës, i përshëndes të gjithë oficerët e ushtarët. Gëzuar festën, shëndet, përparim në punë dhe lumturi familjare!" (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore