Wang Yi: Marrëdhënia kino-amerikane ndodhet në fazën e re kyçe

2020-01-21 10:51:10 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u shpreh në prag të Vitit të Ri Kinez se viti 2019 ishte 40-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve kino-amerikane. Ai shtoi se tani marrëdhëniet dypalëshe ndodhen në një periudhë kyçe në një kohë kur janë shtuar dukshëm kompleksiteti dhe sfidat.

Wang theksoi se Kina mbron me vendosmëri interesat e saj, ndërkohë është e gatshme të zhvillojë bisedime dhe dialog me ShBA-në me parimin e barazisë dhe respektit të ndërsjellë. Ai shtoi se dy vendet kanë arritur dhe nënshkruar marrëveshjen ekonomiko-tregtare të fazës së parë, e cila përputhet me interesat e dy popujve dhe u mirëprit nga bashkësia ndërkombëtare.

Kina dhe ShBA-ja janë vendi më i madh në zhvillim dhe vendi më i madh të zhvilluar, marrëdhëniet mes tyre ndikojnë të gjithë botën. Pala kineze është e gatshme që duke konsideruar interesat themelore të dy popujve dhe ato të vendeve të tjera të botës, në bazë të respektit të ndërsjellë, të zhvillimit të dialogut të barabartë të gjetjes së të përbashkëtave dhe tolerimit të ndryshimeve si dhe të kontrollimit të mosmarrëveshjeve, të nxisë me palën amerikane marrëdhënie të bashkërenduara, të qëndrueshme dhe bashkëpunimi. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore