Viti i Miut, Spektakli i Festës së Pranverës tërheq interesin e medieve të huaja

2020-01-20 11:20:21 CRI Komenti juaj Printoni

Spektakli i Festës së Pranverës për vitin 2020 i organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) do të fillojë më 24 janar. Në këtë gala, do të shfaqen vepra të reja artistike dhe do të aplikohen teknologji të reja, çka kanë tërhequr vëmendje të lartë të mediave botërore.

Mbi 460 media të huaja nga më shumë se 170 vende e rajone të botës do të raportojnë për këtë event të madh.

Televizioni brazilian "Flamurtar" transmetoi video promovimi për Spektaklin e Festës së Pranverës 2020 të CMG-së.

Televizioni tajlandez "TNN" njoftoi lajmin mbi teknologjitë e reja që përdoren në këtë spektakël.

Qindra televizione, media të reja dhe kinema jashtë vendit do të transmetojnë këtë ngjarje. Ndër to, afro 280 media nga SHBA-ja, Britania, Japonia, Brazili, Singapori, Emiratet e Bashkuara, Malajzia, Tajlanda dhe Laosi do të transmetojnë një pjesë ose të gjitha përmbajtjet e spektaklit.

Siti më i madh i lajmeve në Japoni, "Record China" njoftoi "Spektakli i Festës së Pranverës 2020 në prag të fillimit".

Krahas këtyre, edhe kinematë dhe televizionet e 20 vendeve, si Italia, Australia, Emiratet e Bashkuara, Egjipti dhe India do të transmetojnë versionin e spektaklit në gjuhë të huaja.

Në Shën Petersburg të Rusisë do të zhvillohet aktiviteti më 24 janar "Ndjekja e 1000 vetave e Spektaklit të Festës të CMG-së", ku do të shfaqen zakonet tradicionale të Festës së Pranverës.

Siti i lajmeve i Rusisë njoftoi që në Shën Petersburg do të bëhet transmetim direkt për këtë spektakël.

"Spektakli i Festës së Pranverës" është një event kulturor shumë i rëndësishëm për kinezët në mbarë botën. Ai është prodhim i CMG-së dhe është zhvilluar për mbi 30 vjetë, prej vitit 1983. Sipas rekordit Guinness, ky është programi televiziv me audiencën më të lartë në botë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore