2020-01-20 11:09:43 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të dhënat tregojnë se vitin e kaluar Kina lëshoi mbi 40 satelitë komercialë për komunikim, ndjeshmëri nga distanca dhe eksperimente teknologjike.
Sipas një raporti nga Korporata e Shkencës dhe Teknologjisë së Hapësirës Ajrore të Kinës, shumica e satelitëve komercialë janë mikrosatelitë me peshë nën 100kg.
Qeveria kineze ka nxjerrë disa politika për të nxitur kapitalin shoqëror për të investur në funksionimin e satelitëve komercialë.
Yu Miao është drejtuesi i Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë së Hapësirës në Pekin. Ai tha se funksioninimi i satelitit do të bëhet një sektor fitimprurës në industrinë tregtare hapësinore, ndërsa integrimi i hapësirës ajrore dhe industrive të tjera do të krijojë më shumë përftime. (Fang Xiaoyu)