2020-01-17 17:16:35 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Më 16 janar u organizua prova e dytë e Koncertit të Festës së Pranverës së Kinës nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG).
Koncerti i madh i Festës së Pranverës, ose siç njihet ndryshe Viti i Ri Kinez, është shfaqur për mbi 30 vjet me radhë. Në vigjilje të Festës së Pranverës, ndjekja e këtij koncerti është një traditë festive e shumë familjeve kineze.
Përveç vendit kryesor të shfaqjes së koncertit në Pekin, këtë herë janë shtuar edhe dy vende të tjera, Zona e Madhe e Gjirit Guangdong- Hong-Kong-Makao në jug të Kinës dhe qyteti Zhengzhou në provincën Henan të Kinës qendrore.
Në të dyja këto zona, shfaqjet do të tregojnë karakteristika vendore dhe do të përcjellin atmosferë festive.
Organizatorët thanë se sivjet Koncerti i madh i Festës së Pranverës do të sjellë risi në shumë fusha, përdorim të teknikave të reja, lidhje mes televizionit dhe internetit etj.
Koncerti i madh i Festës së Pranverës do të organizohet më 24 janar. (Çang Çuo)