2020-01-17 11:01:43 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave të premten, llogaritjet paraprake tregojnë se PBB-ja e Kinës në vitin 2019 është 99.86 trilionë juanë, e llogaritur me çmime të krahasueshme, me një rritje prej 6.1% në krahasim me vitin 2018 dhe në përputhje me objektivin prej 6 % deri 6.5 %. Për sa u përket tremujorëve, në krahasim me të njëjtat periudha të vitit 2018, rritja në tremujorin e parë të 2019-s ishte 6.4 %, në të dytin 6.2 %, kurse në të tretin dhe në atë të fundit nga 6.0%. (Zhan Dian/Artan Goga)