Liu: Marrëveshja tregtare e fazës së parë adreson shqetësimet e dy palëve

2020-01-16 20:43:32 CRI Komenti juaj Printoni

Zëvendëskryeministri i Kinës Liu He tha se marrëveshja ekonomiko-tregtare e fazës së parë midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara adreson në një masë të madhe shqetësimet e dy palëve.

Duke folur për mediet pas nënshkrimit të marrëveshjes me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, zv.kryeministri kinez tha se dy palët kanë rënë dakord të thellojnë bashkëpunimin e tyre në sektorin e tregtisë.

Sipas marrëveshjes nënshkruar të mërkurën, Kina dhe ShBA-ja do të zgjerojnë tregtinë e tyre dypalëshe në fushën e produkteve bujqësore, mallrat e prodhuara, energjisë dhe të shërbimeve.

Duke folur për angazhimin e Kinës për blerjen e produkteve bujqësore nga ShBA-ja, Liu tha se blerjet përputhen me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

"Importet e Kinës kryhen në përputhje me parimet e tregut. Ndërmarrjet kineze importojnë mallra bazuar në kërkesën e tregut. Importet gjithashtu duhet të kalojnë provën e konsumatorëve."

Ai gjithashtu tha se dy palët do të zgjerojnë qasjen në treg dhe do të forcojnë mbrojtjen e tyre për të drejtat e pronësisë intelektuale.

Shtetet e Bashkuara u zotuan se do të anulojnë disa tarifa shtesë për importet nga Kina.

Dy palët do të bëjnë vlerësime për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për të monitoruar zbatimin e marrëveshjes dhe të adresojnë çështjet që mund të dalin në të ardhmen. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore