Specialisti amerikan: Marrëveshja e fazës së parë Kinë-ShBA e rëndësishme për zgjidhjen e problemit

2020-01-16 17:18:53 CRI Komenti juaj Printoni

Më 15 janar, Kina dhe ShBA-ja nënshkruan marrëveshjen ekonomiko-tregtare të fazës së parë. Lidhur me këtë, James Moor, presidenti i Institutit të Uashingtonit për Biznes, Qeveri dhe Shoqëri, u shpreh se marrëveshja e fazës së parë midis Kinës e ShBA-së është përparim pozitiv për zgjidhjen e problemit dhe do të ketë ndikim pozitiv për dy vendet dhe për botën. Ai shtoi se në të ardhmen, dy palët duhet të bashkëpunojnë.

"Mendoj se dialogu midis Kinës e ShBA-së është gjithmonë thelbësor. Arritja e unanimitetit në mënyrë të sinqertë do të zgjidhë problemet e sfidat me të cilat përballen dy palët dhe ky padyshim është drejtimi i drejtë dhe një hap pozitiv."

Moor është i mendimit se rritja e tarifave do të dëmojnë të dyja palët. Marrëveshja ekonomiko-tregtare e fazës së parë mes dy vendeve përputhet me interesat e përbashkëta të popujve të dy vendeve dhe do të sjellë ndikim pozitiv ndaj botës.

Ai shtoi se megjithëse dy palët kanë arritur fazën e parë të marrëveshjes ekonomike dhe tregtare, ka ende shumë çështje që kanë nevojë për vëmendje dhe trajtim të duhur në të ardhmen. Rezultatet e marrëveshjes do të shihen nga zbatimi që kërkon angazhimin dhe vijimin e bashkëpunimit nga të dyja palët. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore