Ndërmarrjet shtetërore qendrore të Kinës, rritje të shpejtë të fitimeve vjet

2020-01-15 20:40:48 CRI Komenti juaj Printoni

Fitimet neto të ndërmarrjeve shtetërore të administruara nga qeveria qendrore në Kinë vitin e kaluar u rritën 10.8 për qind krahasuar me 2018-n, duke arritur në 1.3 trilion juanë (rreth 188.8 miliardë dollarë amerikanë).

Ritmet e rritjes ishin të qëndrueshme në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, tha zëdhënësi i Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive në Pronësi Shtetërore Peng Huagang në një konferencë për shtyp të mërkurën.

"Hovi i rritjes është konsoliduar, me synimin për të arritur përparimin duke ruajtur stabilitetin, duke arritur objektivin e vendosur për tërë vitin," tha Peng.

Sipas tij, të ardhurat e përgjithshme operacionale të ndërmarrjeve shtetërore qendrore arritën në 30.8 trilionë juanë, 5.6 për qind më shumë se në vitin 2018. Dhjetë firma shtetërore patën një rritje të të ardhurave më shumë se 20 për qind dhe 29 mbi 10 për qind.

Rritja e qëndrueshme, pavarësisht ndërlikimeve të jashtme, u arrit në kushtet e përmirësimit të vazhdueshëm të mjedisit të biznesit, ndryshimit të faktorëve nxitës të rritjes dhe mbështetjes së fortë me politika, tha Peng Huagang.

Mrekulli
Lajmet Kryesore