CMG-ja do të organizojë Koncertin e Madh të Festës së Pranverës 2020 duke përdorur 5G + 8K

2020-01-15 16:50:45 CRI Komenti juaj Printoni

Një ceremoni fillestare është zhvilluar të mërkurën për të paraqitur teknologjitë inovative, përfshirë 5G dhe 8K, që do të përdoren në Koncertin e Madh të Festës së Pranverës të vitit 2020 të organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG). Presidenti i CMG-së Shen Haixiong mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar Qendrën e Medies në Pekin.

Rrjeti 5G do të mbulojë plotësisht vendin kryesor dhe vendet dytësore të zhvillimit të koncertit. CMG-ja do të përdorë teknologjinë 5G + 8K për të realizuar xhirimin me shumë kamera dhe për të prodhuar një shfaqje televizive me qartësi transmetimi 8K.

Një sistem interaktiv i rrjetit virtual (VNIS) do të përdoret për herë të parë në koncert, duke sjellë një përvojë të re shikimi.

CMG-ja ka promovuar në mënyrë aktive teknologji të reja, si 5G, 4K / 8K, VR dhe AI, duke përdorur koncertin si një platformë. Grupi përdor teknologji inovative audio-vizive për të sjellë përvoja të reja për shikuesit e vet.

Ndërkohë, Zona e Madhe e Gjirit Guangdong - Hong-Kong - Makao dhe Zhengzhou janë zgjedhur si vendet dytësore të Koncertit të Madh të Festës së Pranverës.

Zhengzhou, që ndodhet në qendër të Kinës, është një nga tetë kryeqytetet e lashta kineze dhe një bërthamë e qytetërimit të Lumit të Verdhë.

Si një nga rajonet më të hapura dhe më të gjalla ekonomikisht, Zona e Madhe e Gjirit është e pasur me burime dhe ka një potencial të madh zhvillimi dhe shfrytëzimi. Zona po rritet dhe po bëhet një platformë për kompanitë e reja inovative me teknologji gjithnjë e më të përparuara.

Koncerti i Madh i Festës së Pranverës do të mbahet në natën e vigjiljes së Vitit të Ri Hënor, më 24 janar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore