2020-01-13 18:32:43 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Qyteti lindor kinez Yiwu, baza më e madhe në botë për shitjen e produkteve të përdorimit të përditshëm, planifikon të dërgojë 1000 trena mallrash në Europë në vitin 2020, numër ky pothuajse sa dyfishi i atij në vitin 2019, sipas qeverisë lokale.
Shërbimi i trenave Kinë-Europë është zhvilluar me shpejtësi në Yiwu që kur nisi për herë të parë në qytet në vitin 2014. Në vitin 2019 u dërguan 528 trena mallrash, një rritje 65 për qind në krahasim me një vit më parë.
Shërbimi tani ka 11 rrugë që lidhin Yiwu-n me 37 vende dhe rajone në të gjithë Eurazinë.
Yiwu ka regjistruar lulëzim të tregtisë me vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" me eksportet afro 11 për qind në vitin 2019. (Albana)