2020-01-09 19:02:56 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
10 ndërmarrjet më të mëdha të Kinës janë tani tetë herë më të vlefshme sesa ishin në fillim të dekadës së kaluar, sipas një raporti nga Instituti i Kërkimeve "Hurun".
Raporti thotë se "Alibaba, "Tencent", "Ping An Insurance", "Huawei" dhe "Ant Financial" janë aktualisht pesë kompanitë më të vlefshme të vendit.
500 ndërmarrjet kryesore private vendase kanë një vlerë 5 trilionë dollarë amerikanë, duke tejkaluar madhësinë e ekonomisë së Gjermanisë, bazuar në të dhënat e FMN-së.
Kryetari dhe kryestudiuesi i raportit të "Hurun"-it thotë: "500 kompanitë kryesore kineze sipas listës së hartuar nga 'Hurun' krijojnë vlerë të konsiderueshme për pushtetin vendor në drejtim të PBB-së, zhvillimit industrial, të ardhurave nga taksat dhe punës së kualifikuar." (Vera/Artan)