2020-01-07 11:01:30 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sivjet pritet të përfundojë ndërtimi i stadiumeve të Lojërave Olimpike Dimërore 2022 në Pekin.
Ndër projektet e reja, Stadiumi Kombëtar i Patinazhit të Shpejtë do të përurohet në qershor, ndërsa Fshati Olimpik para fundit të këtij viti.
Ndërkohë, Qendra Kombëtare e Notit (Kubi i Ujit) dhe Stadiumi Kombëtar që u përdorën në vitin 2008 për Lojërat Olimpike Verore do të përfundojnë përshtatjen dhe zgjerimin për disiplina dimërore në korrik dhe shtator.
Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 do të mbahen në Pekin dhe në qytetin fqinj Zhangjiakou. Kjo është hera e parë që Kina organizon Olimpiadën Dimërore. Për këtë, Pekini duhet të përfundojë ndërtimin e tetë stadiumeve dhe të përshtasë për këtë event botëror pesë pallate aktuale sporti. (Zhang Yan/Albana)