2020-01-03 17:51:16 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Pharhat Rozi
Autoritetet në rajonin e Xinjiang-ut në veriperëndim të Kinës kanë kundërshtuar njoftimet e mediave perëndimore mbi arsimin e shkollave me konvikt të sponsorizuara nga qeveria për nxënësit nga familjet e varfra.
"New York Times" dhe disa media të tjera perëndimore raportuan kohët e fundit se autoritetet e Xinjiang-ut "i dërgojnë fëmijët në shkolla me konvikt, duke i ndarë nga prindërit e tyre".
Parhat Rozi është kreu i qeverisë popullore të prefekturës së Kashgarit. Ai i hodhi poshtë raportet si trillime të pabaza dhe tha se shkollat me konvikt janë një mënyrë efektive për të përmirësuar standardin e arsimit në Xinjiang:
"Zbatimi i sistemit të shkollave me konvikt ka qenë një metodë efektive për të përmirësuar nivelin arsimor të nxënësve në rajonet e largëta të Kinës dhe për të ulur ngarkesën e tyre e të prindërve të tyre. Parimi i nxitjes së nxënësve për të shkuar në shkollën më të afërt është zbatuar për nxënësit e të gjitha kombësive në Xinjiang."
Ai tha se vendimi nëse do të shkojnë në shkollë me konvikt u takon plotësisht nxënësve, si edhe prindërve të tyre.