2020-01-03 11:07:55 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç ka shpallur përparësitë e vendit të tij gjatë mandatit si vend kryetar i radhës i BE-së.
Plenkoviçi tha të enjten se "Brexit"-i është një nga përparësitë dhe se Kroacia pret një largim të butë të Britanisë nga unioni.
Ai vuri në dukje se qeverisë së tij iu dha detyra e nisjes së negociatave për të gjitha marrëveshjet e ardhshme me Britaninë, të cilat do të hyjnë në fuqi në fillim të shkurtit.
Data e largimit të Britanisë është 31 janari.
Tjetër përparësi e Kroacisë gjatë mandatit si vend kryetar është rinisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. (Wang Lei)