2019-12-27 10:00:04 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ministria kineze e Tregtisë deklaroi se Kina do të marrë masa të mëtejshme për të lehtësuar tregtinë dhe zgjeruar importet.
Kina do të zhvillojë disa zona pilot të lehtësimit të importit si dhe do të ndërtojë një platformë të favorshme për risinë.
Në deklaratën e Ministrisë thuhet gjithashtu se vendi do të nxisë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Lehtësimit të Shkëmbimeve Tregtare të OBT-së.
Ndërkohë, kanë filluar përgatitjet për Ekspozitën e tretë Ndërkombëtare të Importit në Kinë për vitin e ardhshëm, ku janë regjistruar për pjesëmarrje mbi 300 kompani. (Vera/Albana)