2019-12-26 09:37:40 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Instituti i Sigurimeve Shoqërore i Shqipërisë nisi dje shpërndarjen e shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit 2019, i cili është në masën 3, 000 (tre mijë) lekë për çdo pensionist.
Zyrat Postare të shpërndarjes së pensioneve, duke filluar nga sot, pavarësisht se kjo datë është festë zyrtare, deri më 31.12.2019 do të kryejnë pagesat e pensioneve dhe shpërndarjen e shpërblimit të fundvitit 2019.
Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ky shpërblim nuk humbet dhe nëse nuk tërhiqet brenda vitit 2019.
(ATSH)