2019-12-24 21:18:01 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ditët e fundit, media britanike raportoi se një vajzë britanike gjeti një mesazh të të burgosurve në burgun Qingpu të Shangait në një kartolinë Krishtlindjesh të blerë në një supermarket "Tesco". Mbi bazën e këtij mesazhi, media britanike tha se Kompania e Shtypshkrimit "Yunguang" e Zhejiang-ut ka përdorur punën e detyruar të të burgosurve të huaj në burgun Qingpu të qytetit Shangai për të prodhuar kartolina Krishtlindjesh. Të martën, kompania britanike e shitjes me pakicë "Tesco" iu përgjigj me shkrim pyetjeve të gazetarit të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), ku thuhet:" Ne (Tesco) kemi një sistem kontrolli shumë të përsosur. Muajin e kaluar sapo përfundoi kontrolli i pavarur i këtyre furnizuesve dhe nuk ka asnjë provë që të tregojë se ata kanë shkelur rregullat e ndalimit të përdorimit të punës së të burgosurve."
"Tesco" tha se ka filluar hetimin dhe do të vazhdojë takimet me furnizuesit.(Xu Guang)