2019-12-22 11:25:05 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Lidhur me miratimin nga ShBA-ja të të ashtuquajturit "Projektligj për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Hong-Kong", kryetari i Partisë Vatan të Turqisë Dogu Perincek u shpreh ditët e fundit se ShBA-ja shfrytëzon të ashtuquajturat "të drejta të njeriut" dhe "demokraci" për të ndërhyrë në çështjet e Hong-Kongut dhe në punët e brendshme të Kinës, gjë që tregon qëllimin dashakeq të një pjese të politikanëve amerikanë për të ndaluar zhvillimin e Kinës. Perincek tha se kjo orvatje e ShBA-së patjetër do të dështojë.
Ai shtoi se Hong-Kongu është një pjesë e pandashme e Kinës. Çështjet e Hong-Kongut janë punë të brendshme të Kinës. Një pjesë e politikanëve amerikane shfrytëzojnë "të drejtat e njeriut" dhe "demokracinë" për të ndërhyrë në çështjet e Hong-Kongut, gjë që s'ka mundësi të arrijë sukses: "ShBA-ja përkrah forcat separatiste në vendet e tjera dhe ofron ndihmë për organizatat terroriste. Në këto probleme, ShBA-ja patjetër do të dështojë."
Me rastin e 20-vjetorit të rikthimit të Makaos në atdhe, Perincek shprehu urime të sinqerta për popullin kinez. Ai mendon se, gjatë 20 viteve pas rikthimit, në Makao shoqëria është harmonike dhe e qëndrueshme, zhvillimi ekonomik është i shpejtë, jeta e popullit është përmirësuar ndjeshëm dhe çështjet e ndryshme kanë arritur përparime. Rezultatet e arritura në Makao tregojnë se Makao është model i parimit "Një vend, dy sisteme".
Perincek tha se në problemin e Hong-Kongut dhe të Makaos, duhet të zbatohet politika "Një vend, dy sisteme"."'Një vend, dy sisteme' është një nismë madhore e ndërmarrë nga Kina, që realizoi kthimin e Hong-Kongut dhe të Makaos në atdhe. Shprehim urime për këtë nismë të liderëve të Kinës."
Perincek tha gjithashtu që hedhja baltë ndaj Kinës nëpërmjet çështjeve të Hong-Kongut është veprim i zakonshëm i ShBA-së, që gjithmonë i përdor veprime të tilla edhe kundër Turqisë. (Çang Çuo)