Personalitetet e qarqeve të ndryshme të Makaos: Fjalimi i Xi-së jep qartë drejtimin e zhvillimit të Makaos

2019-12-21 10:55:40 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping mbajti një fjalim me rastin e 20-vjetorit të kthimit të Makaos në atdhe. Fjalimi i tij pati jehonë të gjerë te personalitetet e qarqeve të ndryshme të Makaos. Ata mendojnë se, nëpërmjet këtij fjalimi, Makao ndien përkrahjen e madhe të qeverisë qendrore dhe fjalimi jep qartë drejtimin e zhvillimit të Makaos.

Xi vlerësoi pozitivisht në fjalimin e tij rezultatet e arritura në Makao gjatë 20 vjetëve pas rikthimit në atdhe. Lidhur me këtë, kryetari i Shoqatës së Sigurimeve të Makaos Jiang Yidao tha: "Qeveria qendrore dhe qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos kanë bërë shumë punë të efektshme, sidomos në fushat e arsimit, të jetës së popullit etj. në Makao. Makao e sotme është fituar me përpjekjet e banorëve të Makaos e të qeverisë së Rajonit të Posaçëm të Makaos dhe me mbështetjen e qeverisë qendrore."

Xi shprehu përvojat e zbatimit të suksesshëm të politikës "Një vend, dy sisteme" në Makao në fjalimin e tij. Zv.kryetarja e Dhomës Kineze të Tregtisë të Makaos Pansy Ho Chiu-king mendon se fjalimi shtjellon qartë drejtimin e zhvillimit të Makaos.

"Mendoj se e rëndësishme është që z. Xi shpreson se ne duhet të jemi të qartë për zbatimin e politikës 'Një vend, dy sisteme': 'Një vend' është baza më e rëndësishme për të shfaqur epërsitë e Makaos nën 'dy sisteme'. Xi shpreson në nxitjen e shkëmbimeve me botën dhe në paraqitjen e Makaos si model i parimit 'Një vend, dy sisteme', duke i dhënë komunitetit ndërkombëtar mesazh pozitiv. Makao jonë është model i suksesshëm."

Xi theksoi në fjalimin e tij se, pas kthimit të Hong-Kongut dhe të Makaos, çështjet e këtyre dy rajoneve të posaçme janë punë të brendshme të Kinës. Qeveria kineze dhe populli kinez nuk do të lejojnë forcat e jashtme të ndërhyjnë në çështjet e Hong-Kongut dhe të Makaos. Rektori i Universitetit të Makaos Song Yonghua mendon se shpallja e fortë e Xi-së shpreh zërat e bashkatdhetarëve të Makaos:

"Në situatën 'Një vend, dy sisteme', Hong-Kongu dhe Makao përballen me ndërhyrje nga forcat e jashtme ndërkombëtare. Presidenti Xi e shprehu qartë se këto janë çështje të popullit kinez. Ne mund t'i trajtojmë siç duhet ato dhe nuk lejojmë forcat e huaja të ndërhyjnë në këto çështje. I përshëndesim deklaratat e z. Xi, sepse shprehin zërin e bashkatdhetarëve të Makaos." (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore