2019-12-21 09:52:33 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa i ka dërguar një letër urimi presidentit kinez Xi Jinping, ku vlerëson kontributin e madh të dhënë nga Kina për zhvillimin ekonomik e shoqëror të Makaos.
Presidenti portugez thotë se marrëdhëniet midis Portugalisë dhe Kinës do të vazhdojnë të shërbejnë si një model unik se si vendet me sisteme të ndryshme politike dhe me kultura të ndryshme mund të jetojnë në harmoni.
Ai vuri në dukje se Makaoja do të vazhdojë të japë ndihmesë për zhvillimin e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik midis Portugalisë dhe Kinës. (Çang Çuo)