2019-12-21 09:47:16 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në mbrëmjen e së premtes presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi me ftesë bisedime telefonike me presidentin amerikan Donald Trump.
Xi Jinping-u tha se të dy palët dhe e gjithë botën përfitojnë nga marrëveshja tregtare e fazës së parë midis Kinës dhe ShBA-së. Ai vuri në dukje se të dy vendet e kanë arritur marrëveshjen e fazës së parë mbi bazën e parimeve të barazisë dhe respektit të ndërsjellë.
Presidenti Xi u shpreh gjithashtu se, në situatën e komplikuar ndërkombëtar, marrëveshja është e favorshme për paqen dhe lulëzimin e Kinës, të ShBA-së dhe të gjithë botës.
Nga ana e tij, presidenti Trump tha se marrëveshja ekonomike dhe tregtare e fazës së parë është e favorshme për të dy vendet dhe botën.
Ai u shpreh se ShBA-ja është të gatshme të mbajë komunikimin e ngushtë me Kinën dhe do të përpiqet për nënshkrimin dhe zbatimin sa më parë të marrëveshjes.(Çang Çuo)