2019-12-17 09:22:55 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cilësoi si "domosdoshmëri orientimin e një force punëtore të aftësuar drejt nevojave të tregut, për të zhvilluar sektorët potencial të vendit si bujqësia, turizmi, teknologjia informacionit dhe jo vetëm.
Spiropali ishte pjesë e bashkëbisedimit të organizuar nga "Fondacioni Qemal Stafa" me të rinjtë për Arsimin Profesional.
"Rikonstruktimi dhe pajisja me infrastrukturë moderne e të gjithë shkollave profesionale. Mbi 1200 bursa për studentët që zgjedhin mësimin e një zanati", tha Spiropali.
Gjithashtu ajo theksoi se, "përfshirja sociale dhe kohezioni territorial nëpërmjet Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësim, janë vetëm disa nga frytet e vëmendjes së vendosur tek arsimi profesional". (Nga ATSh)