Drejtori i CMG-së jep intervistën e posaçme për televizionin TGCOM24

2019-12-17 21:26:52 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë një interviste ditët e fundit për televizionin "TGCOM24", grupin mediatik më të madh në Itali, presidenti i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) Shen Haixiong iu përgjigj pyetjeve të drejtuesit të njohur italian Luca Rigoni, lidhur me transformimin e medias, ekonominë kineze, tregtinë kino-amerikane, problemin e Hong-Kongut etj.

Lidhur me transformimin e medias, Shen tha se me zbatimin e mediave dhe teknologjive të reja, media tradicionale kineze po përballet me sfida gjigante, sidomos nga ana teknike. Përballë një sfide të tillë, CMG-ja paraqiti strategjinë "5G+4k/8k+AI". Thelbi i kësaj strategjie është transformimi i televizionit e radios tradicionale dhe i mjedisit të industrisë mediatike me mediat e teknologjitë e reja. Njëkohësisht, televizioni e radioja tradicionale dhe platformat e mediave të reja mund të gëzojnë së bashku emisionet nëpërmjet teknologjive të reja. P.sh., programet e mira në celular mund të shikohen edhe në televiozion; ndërkohë, edhe programet e preferuara në televizion e radio mund të rishikohen në celular. Pra, CMG-ja nuk mbetet më një institucion tradicional i transformimit të emisioneve televizive e të radios, por synon të shndërrohet në një medie të re me produkte origjinale audiovizive të nivelit më të lartë në botë.

Duke folur për rolin e CMG-së si media më kryesore kombëtare e Kinës në raportimin brenda vendit dhe për komunikimin me botën e jashtme, Shen Haixiong tha se zëri i CMG-së përfaqëson Partinë dhe qeverinë, prandaj ka përgjegjësi të madhe.

"Ndiejmë që teksa ndikimi ynë po rritet, duhet të përmirësojmë besueshmërinë dhe reputacionin tonë. Ne besojmë se nuk ka 'çështje të parëndësishme' në raportim, madje, çdo fjali e një drejtuesi duhet të bazohet tek fakti dhe çdo punonjës i ynë duhet të përgjigjet për saktësinë e raportimit. Nga ana tjetër, raportimi ynë duhet të jetë në favor të zgjidhjes së problemeve, dhe jo të acarimit të tyre."

Duke dhënë përgjigje për pyetjen: Si e raportojnë mediet kineze ngadalësimin e rritjes ekonomike të Kinës?, Shen Haixiong tha se ditët e fundit ishte i pranishëm në mbledhjen qendrore të punës ekonomike. Në këtë mbledhje u tha se sivjet PBB-ja e Kinës pritet të jetë rreth 6.1%, që është e barabartë me atë të Polonisë ose të Zvicrës për këtë vit. Por në shifra, kjo përqindje përkthehet në velra shumë të mëdha. Këtë vit, PBB-ja e Kinës mund të arrijë në 100 trilionë juanë, që është e barabartë me afro 10 mijë dollarë amerikanë për frymë. Për një vend si Kina me një popullsi prej 1.4 miliardë, ndikimi i saj është i madh si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Lidhur me fërkimet tregtare Kinë-ShBA, Shen Haixiong tha se ky është një shqetësim global dhe ai, si një person i medias, patjetër që i kushton vëmendje të veçantë.

Ashtu siç është theksuar disa herë nga presidenti Xi Jinping, Kina gjithmonë vlerëson paqen dhe dëshiron të ndërtojë një komunitet me të ardhme të përbashkët të njerëzimit për përfitime të përbashkëta.

Jemi të lumtur, tha ai, që Kina dhe Shtetet e Bashkuara arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët të fazës së parë të marrëveshjes. Në fakt, eksportet e Kinës këtë vit realizuan rritjen e parë në katër vitet e fundit dhe nuk u prekën shumë nga fërkimi tregtar ndërmjet dy vendeve.

Një arsye kryesore është se Shtetet e Bashkuara përbëjnë vetëm rreth 20% të eksporteve të Kinës, kurse ekonomitë e tjera, përfshi ato të reja, kanë rritur ndjeshëm shkëmbimet ekonomiko-tregtare me Kinën.

Njëkohësisht, Kina ka një treg gjigant me kërkesë të brendshme dhe potencial shumë të madh. Sigurisht, ka shumë aspekte të zhvillimit të Kinës që duhet të mësojmë nga Shtetet e Bashkuara, por kjo është diçka e dyanshme, dhe jo e njëanshme. Vetëm në këtë mënyrë mund të realizohet bashkëpunimi me leverdi reciproke.

Lidhur me të ashtuquajturat "kërcënime" të teknologjisë 5G ndaj botës, z. Shen vuri në dukje:

"Kjo në fakt pasqyron shqetësimin e ShBA-së për sfidimin e fuqisë së saj për kontrollin e botës. Huawei është një kompani private. Ne të gjithë përdorim celularët e kësaj kompanie dhe ata nuk përdoren kurrë për përgjim. Mendoj se ky është një trillim i fabrikuar nga ShBA-ja. Deri tani, të gjitha pajisjet e Huawei-t kanë kaluar kontrollin e vendeve të ndryshme dhe është arritur përfundimi se nuk ekziston 'dera e pasme' që mund të shfrytëzohet nga sektorët e inteligjencës kineze. Përkundrazi, iphone dhe disa kompani të tjera amerikane të internetit u zbuluan për bashkëpunimin e tyre me qeverinë. Kështu që, kur ShBA-ja përballet me sfida që ndikojnë në dobësimin e kontrollit të saj ndaj botës, ajo përdor aparatin shtetëror për të goditur ndërmarrje si Huawei. Jam i mendimit se ShBA-ja është prekur nga paranoja".

Lidhur me marrëdhëniet kino-italiane, Shen Haixiong tha se populli kinez ushqen dashamirësi për Italinë. "Të dyja vendet janë shumë përplotësuese dhe kanë mundësi të mëdha në fushat ekonomiko-tregtare. Marrim Gjermaninë, një vend fqinj të Italisë si shembull. Produktet industriale gjermane mirëpriten gjerësisht në Kinë. Tregu kinez është më i rëndësishëm për Audi-n, BMW-në dhe marka të tjera gjermane të automjeteve. Kohët e fundit, shihet edhe një shtim i produkteve ushqimore gjermane si kafe, çokollatë madje dhe verë në Kinë. Mendoj se ndërmarrjet gjermane mbajnë një qëndrim pragmatik, duke u larguar nga konfliktet ideologjike dhe fokusohen vetëm te biznesi. Për këtë kam një respekt të jashtëzakonshëm për znj. Merkel. Tani, disa politikanë italianë po praktikojnë stil të ngjashëm, pra përqendrohen mbi çështje konkrete dhe jo në fjalë boshe. Kjo ka rëndësi të madhe për marrëdhëniet tona sepse lulëzimi i tregtisë sidomos për produkte ushqimore etj., është në të mirë të interesave reciproke të dy popujve tanë", theksoi kryetari i i Grupit Mediatik të Kinës.

Luca Rigoni thekson se tani disa udhëheqës europianë dhe italianë shqetësohen se Kina do të kontrollojë gradualisht ekonomitë e disa vendeve europiane, ekonomi të cilat janë më të dobëta në këtë fazë.

Në lidhje me këtë, Shen Haixiong tha se kinezët nuk kanë menduar kurrë një gjë të tillë, por ShBA-ja ose disa vende të tjera trillojnë pasi u janë prekur interesat dhe statusi i tyre hegjemonik. Kinezët nuk ndjekin kurrë agresionin apo të kontrollojnë të tjerët. Ata kanë vlerësuar gjithmonë paqen dhe shpresojnë në zhvillimin e përbashkët.

Për shembull, "nëse fitoj diçka, shpresoj që edhe ju mund të fitoni". Ky koncept është bashkësia ndërkombëtare me fate të përbashkëta e paraqitur nga presidenti Xi. Ky koncept është i rrënjosur thellë në genet e kulturës tradicionale kineze, prandaj u propozua nga udhëheqësi i Kinës.

"Unë besoj se bërja e biznesit dhe bashkëpunimi me Kinën është më e sigurt, por duhet të tregohemi të kujdesshëm gjatë komunikimit me disa vende, të cilat kanë mendësi ngacmuese dhe hegjemoniste ndaj të tjerëve".

Rigoni e pyeti drejtorin Shen: "Dua të pyes për Hong-Kongun. Sipas jush, sipas qeverisë kineze, çfarë po ndodh në Hong-Kong? A po pasqyrohen në mënyrë objektive zhvillimet atje nga mediet kineze dhe ato perëndimore?"

Për këtë, Shen thotë: "Për ato që kanë ndodhur në Hong-Kong, disa media perëndimore kanë bërë njoftime të njëanshme. P.sh, disa të rinj hongkongas nuk kanë xhiruar video kur janë sulmuar policët dhe qytetarët e pafajshëm, por vetëm gjatë reagimit të policëve, duke i kritikuar ata për dhunë ndaj studentëve."

Hong-Kongu është një qytet ku sundon ligji. Si ka mundësi që policët të godasin studentët sipas qejfit? E vërteta është që disa adoleshentë janë angazhuar në krime më përpara. Tani, gradualisht Hong-Kongu po i rikthehet qetësisë. Gjatë këtij procesi, qeveria qendrore ka zbatuar me rigorozitet politikën "Një vend, dy sisteme".

Disa të rinj atje janë pakënaqur nga shoqëria, se kjo ka zbuluar natyrën ekstreme të kapitalizmit dhe ka ekspozuar pabarazinë mes të pasurve dhe të varfërve. Pse Shenzheni që ndodhet vetëm një rrugë larg ka patur zhvillim kaq të mirë dhe PBB-ja e tij madje ka tejkaluar atë të Hong-Kongut? Kjo ka treguar epërsinë e sistemit socialist me karakteristika kineze," tha drejtori i CMG-së.

Incidenti i Hong-Kongut u ka treguar qarqeve të ndryshme të pjesës kontinentale që të kushtojnë rëndësi për sistemin shoqëror, mjedisin e zhvillimit, të bëjnë përpjekje të zellshme dhe të zhvillojnë ekonominë në mënyrë më pozitive, duke shtuar vetëbesimin. Incidenti i Hong-Kongut është një çështje negative, por për qarqet e ndryshme të pjesës kontinentale, njerëzit janë bërë më të fortë dhe më të bashkuar.

Problemi i Hong-Kongut mund të zgjidhet nga qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ dhe nga 7 milionë qytetarë hongkongas dhe me përkrahjen nga qeveria qendrore e nga pjesa kontinentale.

Makao është një shembull shumë i mirë. Në 20-vjetorin e kthimit të Makaos në atdhe, ekonomia atje po lulëzon dhe është rritur me mbi 8 herë. Kam qenë në Makao pak ditë më parë dhe ndieva që qytetarët dhe zyrtarët në Makaos kanë besim të plotë për të ardhmen. Ata janë të mendimit se me mbështetjen nga pjesa kontinentale, do të kenë më shumë mundësi zhvillimi. Ata mendojnë që duhet të nxirren mësime nga Hong-Kongu, të ushqehet një mjedis i qetë dhe paqësor dhe nuk durojnë një gjendje kaotike.

"Mendoj që stuhia do të kalojë, por duhet të nxjerrim mësime dhe të reflektojmë në të gjitha aspektet si dhe të marrim masa paraprake për zgjidhjen e problemeve të ndryshme," thotë drejtori Shen Haixiong.

Mrekulli
Lajmet Kryesore