Shen Haixiong: Mediat perëndimore bëjnë njoftime të njëanshme mbi Hong-Kongun

2019-12-17 19:01:46 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas njoftimit të së dielës nga media italiane "TGCOM24", kryetari i Grupit Mediatik të Kinës (CMG), Shen Haixiong dha një intervistë të posaçme për grupin më të madh mediatik italian "TGCOM24". Kur u pyet nëse njoftimet mediatike mbi Hong-Kongun janë objektive dhe të vërteta, Shen Haixiong u shpreh që disa media perëndimore kanë bërë raportime të njëanshme mbi zhvillimet në Hong-Kong.

"Për ngjarjet në Hong-Kong, disa media perëndimore kanë bërë njoftime të njëanshme," tha Shen: "P.sh, disa të rinj hongkongas nuk kanë xhiruar video kur janë sulmuar policët dhe qytetarët e pafajshëm, por vetëm gjatë reagimit të policëve, duke i kritikuar ata për dhunë ndaj studentëve."

Shen theksoi që Hong-Kongu është një qytet ku sundon ligji. Si ka mundësi që policët të godasin studentët sipas qejfit? E vërteta është që disa adoleshentë janë angazhuar në krime më përpara. Tani, gradualisht Hong-Kongu po i rikthehet qetësisë. Gjatë këtij procesi, qeveria qendrore ka zbatuar me rigorozitet politikën "Një vend, dy sisteme".

"Disa të rinj atje janë pakënaqur nga shoqëria, se kjo ka zbuluar natyrën ekstreme të kapitalizmit dhe ka ekspozuar pabarazinë mes të pasurve dhe të varfërve. Pse Shenzheni që ndodhet vetëm një rrugë larg ka patur zhvillim kaq të mirë dhe PBB-ja e tij madje ka tejkaluar atë të Hong-Kongut? Kjo ka treguar epërsinë e sistemit socialist me karakteristika kineze," tha drejtori i CMG-së.

Ai shtoi që incidenti i Hong-Kongut u ka treguar qarqeve të ndryshme të pjesës kontinentale që të kushtojnë rëndësi për sistemin shoqëror, mjedisin e zhvillimit, të bëjnë përpjekje të zellshme dhe të zhvillojnë ekonominë në mënyrë më pozitive, duke shtuar vetëbesimin. Incidenti i Hong-Kongut është një çështje negative, por për qarqet e ndryshme të pjesës kontinentale, njerëzit janë bërë më të fortë dhe më të bashkuar. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore