Koalicioni amerikan për tregtinë, kërkesë Trumpit për arritjen e marrëveshjes me Kinën

2019-12-13 10:22:54 CRI Komenti juaj Printoni

Koalicioni "Amerikanët për Tregtinë e Lirë" me mbi 150 shoqata të bashkuara kundër tarifave, e nxiti presidentin amerikan Donald Trump përmes një letre të arrijë një marrëveshje tregtare të "fazës së parë" me Kinën.

Koalicioni i bëri thirrje administratës së Trump-it të pezullojë zbatimin e "Listës tarifore 4B" për mallrat kineze të planifikuar të dielën nëse nuk arrihet marrëveshja e "fazës së parë".

Qeveria e Trump-it njoftoi në gusht planin për vendosjen e 15% tarifa mbi mallrat kineze të konsumit me vlerë miliarda dollarë amerikanë më 15 dhjetor, e njohur si lista e mallrave "4B".

Në letër thuhet se qeveria amerikane vonoi zbatimin e këtyre tarifave për të mos dëmtuar interesat e konsumatorëve amerikanë gjatë pushimeve, duke shtuar se vonesa duhet të zgjatet deri në arritjen e marrëveshjes.

Letra erdhi pasi fushatës së grupit anti-tarifor "Tarifat dëmtojnë vendin", i cili tha të hënën se konsumatorët dhe bizneset amerikane paguan 42 miliardë dollarë shtesë nga shkurti 2018 deri në tetor të vitit të kaluar, si rezultat i mosmarrëveshjeve tregtare të nisura nga Uashingtoni. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore