2019-12-13 10:10:48 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
"Së pari më lejoni t'u shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave, dhe gjithë atyre që janë ndikuar nga ky tërmet shkatërrimtar. Banka Botërore është aty për të ndihmuar së bashku me organizata të tjera, siç e përmendët me OKB-në dhe Bashkimin Europian dhe ndërsa po flasim ata po punojnë për të vlerësuar kostot e rindërtimit", tha ai.
I pyetur se përveç vlerësimit dhe llogaritjeve të dëmit, si po e ndihmon Banka Botërore qeverinë shqiptare për t'u mëkëmbur nga kjo situate, Pagano tha se "normalisht në raste si këto, Banka Botërore dërgon një ekip të përgjigjes së menjëhershme që kontakton qeverinë lokale, së pari siç thamë për të vlerësuar ndikimin nga katastrofa, dhe së dyti për ta fokusuar portofolin ekzistues për një përgjigje të shpejtë".
Gjatë intervistës, Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë në Bankën Botërore tha se për vitin 2019 ekonomia do të ketë pasoja nga kjo ngjarje dhe ka të ngjarë që kjo të përçohet edhe në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.(ATSH)