2019-12-13 10:08:55 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Komisioni i Tarifave Doganore i Këshillit të Shtetit të Kinës po punon për përjashtimin e disa produkteve bujqësore amerikane nga tarifat shtesë, sipas aplikimeve të paraqitura nga kompani përkatëse.
Produktet përfshijnë sojën dhe mishin e derrit.
Këto tarifa u vendosën fillimisht si kundërpërgjigje ndaj tarifave që ShBA-ja vendosi mbi mallrat kineze.
Ministria e Tregtisë e Kinës konfirmoi se dy palët po mbajnë komunikime të ngushta për këtë çështje. (Li Huailiang/Albana)