2019-12-09 10:22:50 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor (DSHTRR) ka regjistruar rritje rekord të të ardhurave për 11-mujorin e vitit 2019.
Shifrat zyrtare tregojnë se, në këtë 11-mujor ky tregues u rrit me 9% më shumë se në 2018. Realizimi i të ardhurave për këtë periudhë shënon shifra rekord të realizimit të të ardhurave në masën 106,8% mbi planin.
Gjithashtu numri i shërbimeve të ofruara nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor për periudhën janar – nëntor 2019, u rrit 16% në krahasim me vitin e kaluar.
Në këtë 20-vjetor të Drejtorisë së Transportit, shifrat rekord i mban muaji nëntor 2019, i cili shënon tregues historik me rritjen më të madhe.
Ndërsa qytetarët kanë marrë 967 shërbime të kryera në vetëm një orë ose 133 shërbime më shumë në 1 orë, që rezulton të jetë 16% më shumë shërbime në vetëm në një orë. (ATSH)