ETIM-i, dora e zezë që qëndron pas dhunës terroriste në Xinjiang

2019-12-08 09:44:55 CRI Komenti juaj Printoni

Lëvizja lslamike e Turkistanit Lindor (ETIM) është përcaktuar nga Këshilli i Shtetit si organizatë terroriste.

Për një kohë të gjatë, ETIM-i ka bërë një sërë sulmesh dhe ka planifikuar veprime terroriste jashtë Kinës, duke kërcënuar rëndë sigurinë e vendeve të tjera.

Dokumentari nga CGTN "Dora e zezë - ETIM-i dhe terrorizmi në Xinjiang" zbulon veprimet e ndryshme terroriste nga ETIM-i.

Sipas të dhënave statistikore, nga viti 1990 deri në fund të 2016-s, në Xinjiang kanë ndodhur mijëra sulme terroriste.

Më 29 qershor 2012, në aeroplanin e fluturimit GS7554 nga Hotani për në Urumqi, 6 terroristë të ETIM-it tentuan të ndezin një lëndë shpërthyese dhe planifikuan sulm si ai i 11 shtatorit. Në fund ata u vunë nën kontroll nga ekuipazhi dhe pasagjerët.

Më 30 prill 2014, në Stacionin Hekurudhor Jugor të Urumqit , ndodhi një shpërthim vetëvrasës dhe një sulm me thikë, duke shkaktuar tre të vdekur dhe 79 të plagosur.

Përveç Xinjiang-ut, ETIM-i ka bërë një sërë sulmesh terroriste në qytete të tjera kineze, si dhuna terroriste në sheshin "Tiananmen" në vitin 2013 dhe në stacionin hekurudhor Kunming në vitin 2014.

Me shfrytëzimin e fesë, ETIM-i promovon ideologjinë ekstremiste, urrejtjen etnike dhe ndarjen e vendit. ETIM-i ka regjistruar dhe ka publikuar në internet shumë video terroriste, me kosto të ulët dhe me përhapje të shpejtë.

Me këto video, ajo rekruton anëtarët e rinj dhe promovon ideologji ekstremiste.ETIM-i ka zgjedhur femra dhe fëmijë për sulme terroriste.

Në një video nga anëtarët e ETIM-it, një vogëlushi 6-vjeçar i kërkohet nga i ati të qëllojë me armë. Megjithëse djali thoshte "jo", ai u detyrua të mbajë në dorë armën.

Ish-drejtori i qendrës studimore të çështjeve kufitare pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës Li Sheng u shpreh që, në luftën antiterroriste, duhet të përdoren të gjitha masat për të kufizuar krimet terroriste dhe në këtë drejtim, Kina ka pasur arritje efikase.

Ai vuri në dukje gjithashtu që duhet të eliminohet terrorizmi edhe nga ana ideologjike, çka është një detyrë afatgjatë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore