MJK-ja: Thënia se zhvillimi i Kinës ka ardhur nga bamirësia e ShBA-së, shumë qesharake

2019-12-05 10:27:34 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying tha të mërkurën në Pekin se arritjet e zhvillimit të Kinës nuk kanë rënë nga qielli dhe nuk kanë ardhur nga bamirësia e ndonjë individi ose vendi të caktuar.

Sipas njoftimeve, një lider amerikan ka thënë kohët e fundit se Kina është zhvilluar shumë, por kjo është bërë me paratë e ShBA-së. Duke folur për këtë, Hua tha:

"Shikoni në mbarë botën. A ekziston ndonjë vend i aftë për ta zhvilluar Kinën me paratë e tij? Shumë qesharake! Arritjet e zhvillimit të Kinës nuk kanë rënë nga qielli dhe nuk kanë qenë lëmoshë e ndonjë individi ose e ndonjë vendi. Zhvillimi i Kinës është arritur nga puna, mençuria dhe guximi i popullit kinez."

Hua shtoi se qysh nga viti 1987, kur filloi regjistrimi i statistikave për investimet e huaja në Kinë, Kina ka përdorur mbi 2 trilionë dollarë investime të huaja, nga të cilat pak më shumë se 80 miliardë dollarë nga ShBA-ja, duke zënë vetëm rreth 4 për qind të investimeve të huaja.

"Siç e dimë të gjithë, kostoja e jetesës e shumë familjeve amerikane është ulur dukshëm për shkak të bashkëpunimit midis Kinës dhe ShBA-së, për shkak të mallrave kineze. Madje kompanitë amerikane kanë marrë përfitime të shumta. Sipas Këshillit të Biznesit Kinë-ShBA, eksportet amerikane në Kinë kanë krijuar mbi 1.1 milion vende pune në ShBA. Në vitin 2017, grupi GM fitoi rreth 13.4 miliardë juanë nga dy kompanitë e tij në Kinë, pavarësisht se pësoi 10.98 miliardë juanë humbje në mbarë botën. Shitjet e kompanisë 'Qualcomm' në Kinë kanë zënë 58 për qind të të ardhurave të përgjithshme të saj", u shpreh zëdhënësja e diplomacisë kineze Hua Chunying. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore