Mazniku: Verifikuam mbi 2 mijë objekte private, 202 pallate të dëmtuara

2019-11-29 09:31:31 CRI Komenti juaj Printoni

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku deklaroi se nga tërmeti i së martës në qarkun e Tiranës janë 2 mijë objekte që janë dëmtuar, nga të cilat 410 shtëpi private janë të pabanueshme.

Në një prononcim televiziv, Mazniku tha se "sa i përket 202 pallateve që janë dëmtuar, 4 janë të pabanueshme".

Mazniku gjithashtu u shpreh "sot gjatë gjithë ditës janë verifikuar dëmet në pallatet në Tiranë. Janë 202 pallate që kanë dëme nga tërmeti, disa jo serioze dhe disa serioze. 4 objekte nuk duhet të banohen, qytetarët duhet të largohen, pasi mund të kenë pasur dëme strukturore dhe në një tjetër valë tërmeti mund të kenë dëmtime më të mëdha".

"Banorëve u kemi kërkuar që të lëviznin, një pjesë kanë ikur, të tjerë janë akomoduar në hotele dhe qendra sociale. Kemi pasur rezistencë nga disa banorë dhe ne përfitojmë t'u bëjmë thirrje të largohen deri kur të kemi bërë një verifikim më të detajuar", tha Mazniku.

Mazniku tha se qytetarët që kanë nevojë për ndihmë duhet të drejtohen në njësitë administrative ku banojnë. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel