Arsimi, infrastruktura, bujqësia dhe shëndetësia, prioritarë të projektbuxhetit 2020

2019-11-14 10:42:43 CRI Komenti juaj Printoni

Arsimi, infrastruktura, bujqësia dhe shëndetësia janë katër sektorët prioritar të qeverisë shqiptare që do të marrin edhe pjesën më të madhe të buxhetit në vitin 2020.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë, Anila Denaj gjatë prezantimit të p/buxhetit në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

Sipas p/buxhetit sektorit të arsimit i alokohen 42.5 miliard lekë ose 3.3 miliardë lekë më shumë se buxheti viti 2019.

Sektori i dytë po aq i rëndësishëm dhe me një mbështetje më të lartë buxhetore është sektori i shëndetësisë, i cili tha ministrja Denaj, do të ketë një mbështetje buxhetore prej 63.3 miliard lekësh pse 2.75 miliardë lekë me tepër se viti 2019.

Bujqësia është sektori i tretë prioritar që përmes p/buxhetit 2020 i alokohen 11 miliard lekë ose 1.8 miliardë lekë më shumë se viti 2019, pra me rritje rreth 12%.

Ndërsa infrastruktura pritet marrë 41.1 miliard lekë në 2020. Në planifikimin e investimeve për vitin 2020 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm.

Ashtu si në vitin 2019, edhe në vitin 2020, sipas ministres, do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim, duke synuar mbylljen e tyre brenda vitit 2021. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore