Pekin, mbyllet samiti ekonomik Kinë-Francë

2019-11-06 17:57:01 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron morën pjesë të mërkurën në Pekin në ceremoninë e mbylljes së samitit ekonomik Kinë-Francë.

Në fjalimin e tij, Xi theksoi se Kina ngul këmbë te hapja ndaj botës së jashtme dhe strategjia e hapjes me përfitime të përbashkëta. Kina do të integrojë zhvillimin e tregut vendas me atë ndërkombëtar dhe do të favorizojë më shumë vende dhe popuj të botës.

Presidenti Xi shtoi se për qarqet industriale dhe tregtare në Francë dhe në Europë, zhvillimi i Kinës është një shans shumë i mirë. Ai shprehu shpresën që Franca dhe Europa do të mbajnë derën e hapur në mënyrë të barabartë për investitorët kinezë.

Xi shtoi gjithashtu që Kina është e gatshme të punojë së bashku me Francën dhe Europën në mbështetje të sistemit të tregtisë shumëpalëshe, të kundërshtojnë proteksionizmin dhe unilateralizmin dhe të formojnë një mjedis të lirë e të hapur tregtar, për të injektuar gjallëri në rritjen ekonomike botërore.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore