Ekspozita CIIE ndihmon vendet në zhvillim të favorizohen nga globalizimi

2019-11-06 17:56:35 CRI Komenti juaj Printoni

Në zonën e ushqimeve dhe të produkteve bujqësore të Ekspozitës së 2-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës, shumë vende në zhvillim po prezantojnë produktet e tyre më konkurruese dhe më të veçanta, duke shprehur dëshirën e madhe për zgjerimin e biznesit të tyre në Kinë.

Si platformë globale për tregtinë e mallrave, ekspozita CIIE ka ofruar një shans të rëndësishëm për t'u ngjitur në "trenin ekspres" të zhvillimit të Kinës. Sidomos për vendet në zhvillim me bazë të dobët ekonomike, kjo ekspozitë ofron shanse të barabarta me vendet e zhvilluara.

Ndryshe nga edicioni i parë, në ekspozitën e kësaj here janë ofruar dy pavijone falas për ekspozitorët nga vende më të pazhvilluara, duke iu dhënë mundësi të gjithëve.

Në edicionin e dytë në Shangai marrin pjesë mbi 3000 ndërmarrje nga mbi 150 vende e rajone të botës, gjë që përbën një pjesëmarrje më të gjerë në botë.

Vendet në zhvillim janë entuziaste për pjesëmarrjen në ekspozitë dhe kanë bërë përgatitje të shumta, pasi ato janë të vetëdijshme për tregun gjigant kinez dhe kanë ndier përpjekjet e Kinës për ndihmëdhënie ndaj këtyre vendeve. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së për tregtinë dhe zhvillimin, Mukhisa Kituyi vlerësoi se në një kohë kur po rritet proteksionizmi dhe barrierat tregtare, Kina po zhvillon një ekspozitë importi me rëndësi të madhe, posaçërisht për vendet në zhvillim. Kjo tregon miqësi dhe bashkim.

Zëdhënësi i OBT-së , Keith Rockwell tha se në ekspozitë, ndërmarrjet e vendeve më të pazhvilluara mund të takohen me ndërmarrjet kineze dhe ato botërore. Ky në fakt është një shans për to që të integrohen me sistemin global tregtar, se Kina e kupton mirë që integrimi me tregtinë globale është rruga e domosdoshme për lulëzimin dhe zhvillimin paqësor.

Mrekulli
Lajmet Kryesore