Xi Jinping-u bën thirrje për krijimin e një ekonomie botërore të hapur dhe me përfitime të përbashkëta

2019-11-05 11:24:14 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti të martën fjalimin kryesor në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës së 2-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës, ku bëri thirrje për krijimin e një ekonomie botërore të hapur dhe me përfitime të përbashkëta.

Xi Jinping-u u shpreh se palët e ndryshme duhet të synojnë një perspektivë zhvillimi përfshirëse dhe favorizuese për të gjithë, të respektojnë rendin ndërkombëtar që ka në bazë Kartën dhe parimet e OKB-së, të këmbëngulin në vlerat themelore dhe parimet bazë të sistemit tregtar shumëpalësh dhe të nxitin liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë e të investimeve, si edhe zhvillimin e globalizimit në një drejtim më të hapur, më përfshirës, më të ekuilibruar dhe me përfitime të përbashkëta.

Ai theksoi se palët e ndryshme duhet të zbatojnë Programin e Zhvillimit të Vazhdueshëm të OKB-së për vitin 2030 dhe të shtojnë përkrahjen për vendet e pazhvilluara, me qëllim që prej rezultateve të zhvillimit të përfitojnë më shumë vende dhe popuj. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore