2019-11-05 11:11:41 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës së 2-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës, presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për krijimin e përbashkët të një ekonomie botërore të hapur dhe bashkëpunuese. Ai vuri në dukje se, në botën e sotme, zinxhiri i vlerës dhe zinxhiri i furnizimit po zhvillohen thellësisht dhe prirja është integrimi ekonomik i vendeve të ndryshme. Lidhur me kontradiktat dhe mosmarrëveshjet, konsultimet janë rruga e drejtë për zgjidhjen e tyre. Vetëm nëse vendet e trajtojnë njëri-tjetrin mbi bazën e barazisë dhe të kuptimit të ndërsjellë, nuk ka probleme që s'mund të zgjidhen.
"Ne duhet të këmbëngulim në zhvillimin në mënyrë të hapur, të thellojmë bashkëpunimin e shkëmbimet, 't'i bashkojmë duart' e jo 't'i shkëputim duart', t'i rrëzojmë muret e jo të ndërtojmë mure, të kundërshtojmë proteksionizmin e unilateralizmin dhe të pakësojmë pengesat tregtare, të nxitim përmirësimin e zinxhirit të vlerës e të zinxhirit të furnizimit dhe të kultivojmë së bashku kërkesën e tregut", tha Xi Jinping-u. (Çang Çuo)