2019-11-05 11:04:57 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti i Kinës u shpreh se vështirësitë e zhvillimit të ekonomisë botërore s'mund të zgjidhen nga përpjekjet e një vendi të vetëm. Vendet e ndryshme duhet të këmbëngulin në konceptin e përparësisë së njerëzimit dhe nuk duhet ta vendosin interesin e tyre mbi interesat e njerëzimit.
Ai tha se globalizimi ekonomik është prirja historike. Palët e ndryshme duhet të mbajnë qëndrime e të marrin masa më të hapura, të krijojnë përfitime më të mëdha nga tregu global, të formojnë një sistem më të mirë të shpërndarjes globale, të forcojnë gjallërinë e globalizimit ekonomik dhe të pakësojnë pengesat ndaj tij. (Xu Guang)